Arbëri

Shtatë të lënduar nga tërmetet në Shqipëri

Shtatë persona raportohet se janë lënduar nga tre tërmetet që kanë goditur Durrësin e Tiranën, por edhe qytete të tjera në Shqipëri, madje ai është ndier edhe në Kosovë.

Shërbimet e emergjencës lajmërojnë se pas tërmetit kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.

Tërmet i fortë në detin Adriatik, ndihet edhe në Prishtinë

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë-Durrës janë lënduar dy persona, raporton TCH.

Në Pezë janë lënduar tre persona në një familje por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet e HAËAI pranë qendrës Kristal.