Barnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës Foto: Ilustrim/Koha

Barnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës

21 September 2019 09:42

Barnat të cilat janë importuar në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, tashmë janë zëvendësuar plotësisht me importe nga tregjet tjera, thonë autoritetet përgjegjëse nga kjo fushë.

Nevoja për zëvendësimin e këtyre barnave ndërlidhet me taksën 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Disa pacientë, kryesisht me sëmundje kronike, kanë përdorur me vite barna që janë importuar nga këto dy shtete. Tani, ata detyrimisht duhet t’i zëvendësojnë barnat që i kanë përdorur, me ato që vijnë nga tregjet tjera, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Zëvendësimin e barnave, ata e bëjnë qoftë me ndihmën e mjekëve apo farmacistëve.

Merita Sadriu, paciente, thotë se në fillim kishte hezituar ta zëvendësonte ilaçin që e kishte përdorur për disa vjet, i cili prodhohet në Bosnjë e Hercegovinë.

‘’Pasi kam kuptuar që e ka efektin e njejtë ilaçi, por vetëm brendi ndërron, kam pranuar ta zëvendësoj. Jam konsultuar me mjekun, por edhe me farmacistin, dhe më kanë treguar që efekti është i njejtë. Kam përdor ilaç për hipertension, ‘’Llopril’’, e që tash ka mungesë, por e kam zëvendësuar’’, thotë Sadriu.

Farmacisti Alban Desku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tregu farmaceutik, prodhimet e këtyre dy shteteve i ka zëvendësuar shumë shpejtë me prodhime nga vendet e rajonit, por edhe të Evropës.

Të plotë mund ta lexoni në REL

Komentet

Shto koment

Të ngjashme