Arbëri

Ambasadori Abbott: Britania s'ka linja të kuqe për dialog, është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori Abbott: Britania s'ka linja të kuqe për dialog, është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i i Ri Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, i ka dhënë një intervistë portalit në gjuhën serbe në Mitrovicën veriore, KoSSev, me ç'rast në lidhje me dialogun midis Kosovës e Serbisë ka thënë se vendi i tij nuk ka linja të kuqe, por është kundër ndryshimit të kufijve.

"Sundimi i ligjit në Kosovë është prioritet për Qeverinë britanike, por ai është bazë e stabilitetit jo vetëm të Kosovës. Njerëzit e kanë hall punën, arsimin, shëndetësinë, por edhe negociatat e ardhshme me Serbinë. Duket sikur kemi hyrë në rrugë pa krye kur bëhet fjalë për negociata këtë vit. Në këtë moment duket se asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvixë përpara, ndërsa është e nevojshme të shohim ndryshimin, kështu që rasti mund të shfaqet pas zgjedhjeve" i ka deklaruar ambasadori Abbott portalit KoSSev, përcjell Koha.net.