Shqipëria planifikon viza elektronike online për të huajt për të nxitur turizmin

Shqipëria planifikon viza elektronike online për të huajt për të nxitur turizmin

20 September 2019 14:10

Ministria e Brendshme ka shpallur për konsultim publik disa ndryshime për të huajt, përmes të cilit synon krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online dhe lehtësime në politikën e punësimit të të huajve në vend.

Në terma praktikë, çdo i huaj që ka marrë një herë vizë hyrëse në Shqipëri, për një periudhë kohe prej 59 muajsh, nuk do ketë më nevojë të paraqitet fizikisht në konsullatat për t’u pajisur me vizë.

Ministria e Brendshme vlerëson në relacionin shoqërues të projektligjit se zbatimi i këtij sistemi do të reduktojë ndjeshëm kohën e marrjes së shërbimit; do të krijojë lehtësira për shtetasit e huaj që aplikojnë për viza; do të evitojë koston e prodhimit të vizave sticker; do të shkurtojë procedurat dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm, pasi gjithçka do të jetë online dhe e aksesueshme nga të gjitha strukturat për trajtimin e vizave; si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve në vend.

Njëherësh, projektligji qartëson procedurën për të punuar në Republikën e Shqipërisë, duke përcaktuar qartë autoritetet përgjegjëse të përfshira dhe rolin e tyre në proces. Gjithashtu, synohet edhe dhënia e të njëjtave përfitime për hyrjen në tregun e punës në vend, si të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen që aktualisht janë të parashikuara në ligjin përkatës edhe anëtarëve të familjeve të tyre/dita.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme