Arbëri

Amnistia në Shqipëri, përfitojnë gratë mbi 55 vjeç dhe që u kanë mbetur më pak se 3 vjet dënim

Amnistia në Shqipëri, përfitojnë gratë mbi 55 vjeç dhe që u kanë mbetur më pak se 3 vjet dënim

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një interpelancë me gratë, të cilat vuajnë dënimin në IEVP “Ali Demi” në kryeqytet.

Ky projektligj ka si prioritet gratë, ndërsa Gjonaj dha detaje se kush prej tyre përfiton nga kjo amnisti. Sipas Gjonajt, në projektligjin e ri janë parashikuar masa lehtësuese për të gjitha gratë, që iu ka mbetur më pak se tre vjet nga koha e dënimit, ndërkohë gjithashtu përfitime nga amnistia do të kenë edhe gratë që janë në moshën 55-vjeçare.