Arbëri

Qarkullimi i trenave kthehet pas lirimit të makinistit që po mbahej në paraburgim

Për disa orë, në tërë vendin është ndalur qarkullimi i trenave.

Ky vendim erdhi nga Sindikata e Pavarur e Hekurudhave Trainkos, të cilët grevën e bënë deri në lirimin e kolegut të tyre, i cili dy ditë më parë goditi për vdekje një vajzë 17-vjeçare në Klinë.

Pasi morën lajmin që makinisti është liruar ata vazhduan punën si zakonisht, raporton KTV.

Drejtues të sindikatës kanë thënë se kolegun e tyre do ta dërgojnë në pushim për disa ditë më pastaj, ai do të vazhdojë punën si zakonisht.

E një makinist, i cili këtë punë e bën për rreth 30 vjet, thotë se sa herë ka shkaktuar ndonjë aksident, ai vetëm është intervistuar dhe menjëherë ka vazhduar punën, duke shtuar që nuk e di se si prokuroria ka vendosur që kolegu i tyre të dërgohet në mbajtje.

E makinisti, i cili u lirua ka thënë se nuk është në gjendje të deklarohet, pasi ende është i shokuar me ngjarjen e para dy ditëve, ku si pasojë e aksidentit me tren, humbi jetën 17-vjeçarja në Klinë.