Arbëri

Kërkohet të ndërpriten punimet për hidrocentrale nëpër qendrat e skitarisë

Kërkohet të ndërpriten punimet për hidrocentrale nëpër qendrat e skitarisë

Federata Skitare e Kosovës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për të ndalur ndërtimet e hidrocentraleve nëpër qendrat e skitarisë në Kosovë.

Pas raportimit të fundit të KTV-së se në Brezovicë ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali, kjo federatë ka thënë se i ka marrë me shqetësim të gjitha ndërhyrjet që po bëhen për ndërtimin e hidrocentraleve në qendrat turistike skitare të Kosovës, përfshirë Brezovicën, Brodin, Deçanin e Rugovën.