Arbëri

Gjermania i ndan FSK-së një grant 500 mijë eurosh

Gjermania i ndan FSK-së një grant 500 mijë eurosh

Qeveria gjermane ka ndarë një grant prej 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes Faruk Geci, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, nënshkruan një marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500,000€ (pesëqind mijë euro) për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.