Arbëri

Mustafa: Në qeverisjen time s’është biseduar për shkëmbim territoresh

Mustafa: Në qeverisjen time s’është biseduar për shkëmbim territoresh

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.