Arbëri

Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri, dialogu Kosovë-Serbi pas heqjes së taksës

Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri, dialogu Kosovë-Serbi pas heqjes së taksës

Thellimi i krizës politike në Shqipëri, tregon një situatë se gjërat në Shqipëria nuk po ecin ashtu siç të duhet. Ky është mendimi i eurodeputete së Parlamentit Europian dhe pjesë e grupimit të Socialistëve Europianë, Tanja Fajon.

Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Tanja Fajon kërkon që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend. Për sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë. Fajon kërkon që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse.