Arbëri

Gruaja nga Tirana denoncon ish-partnerin e saj sirian se ia ka rrëmbyer të birin 3 vjeçar

Gruaja nga Tirana denoncon ish-partnerin e saj sirian se ia ka rrëmbyer të birin 3 vjeçar

Xhilda Leka, një e re nga Tirana, tregon në televizionin Klan të Shqipërisë se ish-partneri i saj sirian i ka rrëmbyer të birin 3-vjeçar, Omarin. Ajo tregon se ka bashkëjetuar 4 vjet me babanë e fëmijës në Libi e Turqi, vite gjatë të cilëve ai e ka dhunuar e detyruar të mbulohej me shami.

Nga kjo situatë u ndanë lehtësisht, pasi nuk kishin bërë celebrim. Por në muajin gusht të këtij viti, babi kërkon të rrijë dy javë me të birin e nuk e kthen më kurrë. Ai kërcënon çdo ditë Xhildën, se nuk ka për ta parë më fëmijën, pasi ai nuk do t’ia kthejë kurrë.