Arbëri

Mali i Zi i pari, Kosova e dyta në rajon për sa i përket hapjes parlamentare

Mali i Zi i pari, Kosova e dyta në rajon për sa i përket hapjes parlamentare

“Open Data Kosovo” prezantoi analizën e “Hapjes Parlamentare në Kosovë dhe në Rajon” duke analizuar transparencën, hapjen dhe llogaridhënien e fuqisë legjislative në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Analiza bazohet në Indeksin Vjetor të Hapjes Rajonale ku të gjitha institucionet publike janë pjesë e matjes. 117 indikatorë të ndarë në katër kategori matën hapjen institucionale. Këto katër kategori janë: Qasja, Ndërgjegjësimi, Integriteti dhe Transparenca.

Rezultati i vitit 2018 mbi hapjen parlamentare, sipas “Open Data Kosovo”, rendit Malin e Zi në vendin e parë me rezultatin 79%, Kosova zë vendin e dytë me rezultatin 73% ndërsa Shqipëria renditet e treta me rezultatin 71% në Ballkanin Perëndimor.