Arbëri

Një grua nga Istogu rrëfen tmerrin që përjetoi nga burri i saj, duke e rrahur ia theu dorën e dhëmbët

Foto: Ilustrim/Koha
 

Një grua e cila është e martuar me një burrë që më vonë u martua edhe me një tjetër grua, ka rrëfyer për televizionin publik historinë e saj se si është keqtrajtuar e rrahur nga ai.

Një shtëpi në një fshat të largët të komunës së Istogut zhurmon nga zërat e fëmijëve që jetojnë aty. Zërat e tyre në rrethana normale paraqesin jetë dhe harmoni, por jeta e tyre aty është në mesin e zhurmës, stresit e dhunës familjare. Shpresa, nuk është emri i vërtetë i viktimës, por për shkak mos zbulimit të identitet të saj, do ta quajmë kështu.