Arbëri

Osmani thotë se është duke u rrezikuar stabiliteti makro-fiskal në Kosovë

Osmani thotë se është duke u rrezikuar stabiliteti makro-fiskal në Kosovë

Stabiliteti makro-fiskal është duke u rrezikuar në vend. Po rriten detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve por edhe ndaj bizneseve. Janë 259 milionë euro që shteti ua ka borxh dhe ky trend po rritet krahasuar me vitin paraprak, për 60 milionë euro. Po ashtu, janë mbi 2000 zyrtarë të punësuar me kontratë mbi vepër. Ndërsa, Administrata Tatimore e Kosovës është treguar jo efikase për ta grumbulluar borxhin.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, auditori i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditmit, Besnik Osmani, sipas të cilit, niveli i lartë i borxheve përbën shqetësim për menaxhimin e buxhetit, për arsye se kjo vlerë është rritur për 17 për qind, krahasuar me vitin paraprak ose është rritur për 93 milionë euro.