Arbëri

GAP: Komuna me transparencën më të lartë buxhetore është Gjakova

GAP: Komuna me transparencën më të lartë buxhetore është Gjakova

Sot Instituti GAP organizoi konferencë për media ku publikoi raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”. Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Blendi Hasaj, Hulumtues në Institutin GAP, theksoi se indeksi i transparencës buxhetore komunale bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.