Kërkohet që Ilir Haxhiaj të gjykohet për vrasje e jo për lëndim trupor ndaj ish-bashkëshortes së tij

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 12 September 2019 19:06

Familja e 54 vjeçares H.D nga Rahoveci ka mbetur me këto imazhe të rënda të fundit të saj.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër bashkëshortit të saj, Ilir Haxhiaj, por veprimet e tij janë cilësuar vetëm “lëndim i rëndë trupor”.

2 javë pas sulmit, H.D kishte vdekur në QKUK.

Ndonëse dyshohej se ajo ishte hedhur me qëllim nga vetura nga bashkëshorti i saj, në aktakuzën e siguruar nga KTV-ja thuhet ndryshe.

Në të sqarohet se Haxhiaj duke shkuar në një fshat të Suharekës, pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerë ka ndaluar veturën dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë dhe ka filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit.

Më tutje në aktakuzë shkruan se kur e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku si rrjedhojë i shkakton lëndime të rënda dhe trauma të shumëfishuara ne kokë , gjoks, shpinë e duar, nga të cila goditje më vonë vdes në QKUK në Prishtinë më 15 qershor.

Tutje në aktakuzën shpjegohet edhe dëshmia e njërit prej djemve të viktimës, i cili ka thënë se është i bindur se vdekja e nënës kishte ardhur si pasojë e sulmit fizik nga babai, sepse nëna e tij, kishte qenë me vite e keqtrajtuar.

Ndonëse Gjykata Themelore në Prizren nuk është përgjigjur, se a e ka marrë ndonjë gjykatës rastin, burime të KTV-së kanë thënë se qëllimisht ende askujt nuk po i caktohet ky rast.

E avokatja e të akuzuarit Nadire Hoxha përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se përveç aktakuzës nuk ka pranuar asnjë provë materiale për ketë rast.

“Unë jam avokate e caktuar sipas detyrës zyrtare lidhur me këtë çështje penale dhe tani për tani unë kam pranuar vetëm aktakuzën dhe asnjë provë materiale lidhur me këtë rast kështu që çdo deklarim i imi në këtë fazë të procedurës është i ngutshëm lidhur me këtë aktakuze.”

E avokati i familjes së të ndjerës ka thënë se e kundërshtojnë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, pasi që Haxhija duhet të akuzohet për vrasje të rëndë.

E në nenin 186 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës thuhet se kur vepra penale lëndim i rëndë trupor rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjet (15) vjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme