Makina me targa ruse përplaset në Tiranë, sipas shoferit u godit nga pas

Makina me targa ruse përplaset në Tiranë, sipas shoferit u godit nga pas

12 September 2019 11:37

Një makinë e blinduar me targa ruse u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës tek ish-sheshi “Shqiponja”, në Tiranë.

Si pasojë e daljes nga rruga u dëmtua Eldin Dergjini. Policia ka njoftuar se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Abc news ka mësuar se Dergjini ka pretenduar se e kanë aksidentuar duke goditur nga pas. Ai është larguar dhe mjekimin e ka marrë në një spital privat.

Të mërkurën u raportua se pas aksidentit, Dergjini u largua nga vendngjarja, pasi nuk ishte regjistruar në spital. Kjo shtoi dyshimet se makina mund të jetë vjedhur. Ndërkohë në njoftimin e saj, policia e Tiranës tha se po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe sqarimin e pronësisë së mjetit.

Ndërkohë gjatë kontrollit në makinë nuk janë gjetur armë, ose mjete të palejuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme