Arbëri

Diplomatët kthehen në rolin e militantëve partiakë

Diplomatët kthehen në rolin e militantëve partiakë

Parafushata i ka mobilizuar shumë diplomatë të Kosovës. Një pjesë e tyre kanë braktisur detyrat me të cilat i ka ngarkuar shteti dhe janë vënë në shërbim të aktiviteteve që partitë politike janë duke i zhvilluar në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë të mërkurën se një pjesë e tyre këtë angazhim janë duke e demonstruar në vendin ku ndodhen me mision, e të tjerë edhe në Kosovë.