Pacientët të pakënaqur me cilësinë e ushqimit në QKUK

Pacientët të pakënaqur me cilësinë e ushqimit në QKUK

12 September 2019 06:30

Pacientët të cilët janë të shtrirë në repartet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ankuar për cilësinë e ushqimit, i cili shërbehet në këtë institucion shëndetësor. Ata kanë thënë se u duhet të shpenzojnë para për të blerë ushqime të cilat i porosisin nga jashtë, ngase, sipas tyre, ajo që u shërbehet është jocilësore, shkruan sot Koha Ditore.

M.E., e cila është e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së, ka treguar për gazetën se tash e pesë ditë asnjëherë nuk e ka ngrënë ushqimin e spitalit.

“Ushqimi të cilin na e sjellin është shumë i dobët. Shpeshherë stafi që e sjell thonë pse nuk dëshironi, por ua sqarojmë se pse nuk mund ta hamë. Gjithnjë duhet t’i them bashkëshortit apo ndonjë familjari tjetër që të më sjellin bukë për secilin vakt”, ka thënë ajo.

Edhe A.S., e cila është e shtrirë në Klinikën Torakale, ka thënë se nuk e merr asnjëherë ushqimin që e sjellin në këtë klinikë.

“Ka ankesa në cilësinë e ushqimit. Pacientët që kanë kushtet financiare më mirë dhe banojnë afër, dalin e marrin vetë, apo ua sjell dikush i familjes. E disa të tjerë të cilët nuk i kanë këto mundësi po u duhet që ta hanë. Në menynë e QKUK-së ka gjellë, mish dhe sallatë. Mua ma sjellin familjarët ushqimin, por kur kam sasi më tepër gjithmonë ua jap edhe personave të tjerë që i kam në dhomë”, thotë ajo.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme