Arbëri

Thaçi thotë se raportet me Japoninë po thellohen, së shpejti në Prishtinë hapet edhe ambasada

Thaçi thotë se raportet me Japoninë po thellohen, së shpejti në Prishtinë hapet edhe ambasada

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni, ka takuar anëtarët e Lidhjes së Miqësisë në Kuvendin e Japonisë. Siç njofton kumtesa presidenciale, ai ka theksuar se Lidhja e Miqësisë është rritur dhe përtërirë me deputetë të rinj dhe i ftoi ata që të vizitojnë Kosovën.

Sipas tij, hapja e Ambasadës së Japonisë që do të bëhet së shpejti në Prishtinë, është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe thellimit të miqësisë ndërmjet dy shteteve.