Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Enver Hoxhaj, për tërheqjen e 10 njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, pasi që i konsideron si deklarime për përfitime të votave.
Duke folur për propagandën e Serbisë kundrejt Kosovës për çnjohjen nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, Haradinaj tha se në planin e brendshëm Kosova nuk kërkon amin nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tash jemi në zgjedhje dhe nuk mund ta komentoj çdo deklaratë të atyre që shkojnë me kërkua vota. Por si shteti ekzistojnë dy bota, bota e Serbisë e aleatëve të saj, që punojnë kundër nesh, dhe bota jonë, ne dhe aleatët tanë, që e prapësojmë Serbinë; në planin e brendshëm e kemi prapsuar dhe nuk varemi nga Serbia, nuk na vyen amini i Serbisë për asnjë çështje të brendshme të Kosovës. Këtë e kemi kryer, e kemi larguar edhe ndarjen dhe çdo aspekt të tillë; në planin e jashtëm jemi këtu për të vazhduar”, tha Haradinaj.
Gjatë kësaj konference Haradinaj ka folur edhe për shkarkimin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve , John Bolton nga presidenti Trump, i cili ka qenë i njohur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
Por sipas Haradinajt, Amerika e mbron Kosovën dhe as Bolton nuk është kundër Kosovës, por që sugjerimet e shkuara drejt Uashingtonit zyrtar kanë qenë të gabuara.
“Mendoj se gabimet kanë ndodhur në Ballkan e jo në Uashington, pra sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtonit zyrtar prej udhëheqësve të Ballkanit, kuptohet prej presidentit serb Vuçiq. Ai ka interes shtetëror e nacional dobësimin dhe copëtimin e Kosovës. Janë bërë gabime edhe prej të tjerëve. Ne kemi bindje shumë të thellë se të gjitha institucionet e Amerikës e mbrojë Kosovën, se Kosova është vijë fronti për ta; në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri në mes influencave amerikane dhe ruse, e ne jemi vijë e frontit dhe jam i bindur se çdo herë Amerika do jetë me Kosovën”, theksoi ai.
Haradinaj tutje tha se Amerika nuk është për ndarjen e Kosovës, dhe se zyrtarët brenda Kosovës kanë dhënë deklarime të gabuara.
“Ne kemi dëgjuar plotë deklarata të zyrtarëve tanë e të njerëzve të mediave qysh nuk na vyen asgjë Leshaku e Veriu, ose se na ka dhënë Rankoviqi veriun. Besoj se këto i dini kush i ka thënë. Kerkush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës. Amerika ka qëndruar me Kosovën, e do Kosovën është me Kosovën, por sugjerimet dhe opsionet që janë çuar nga Ballkani kanë shkuar të gabuara”, u shpreh Haradinaj.
Kryeministri në detyrë ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm nëse ndodh njohja e shtetit të Kosovës nga shteti serb, transmeton KosovaPress.