Ekspozimi i fëmijëve ndaj publikimeve të ndryshme të paverifikuara në media, mund të jetë edhe i dëmshëm për ta. E, për këtë problematikë, njohës të çështjeve mediale e shohin si të domosdoshme futjen e Edukimit Medial në arsimin fillor, si lëndë e obligueshme.
Sipas institutit EduMedia, futja e edukimit medial në arsimin fillor, është e domosdoshme ashtu që të parandalojë rrezikun që vjen nga këto publikime.
Sipas Dren Gërgurit nga ky institut, përdorimi i telefonave me teknologji të avancuar dhe shfletimi i materialeve të ndryshme pa njohuri bazike për çështje që ata lexojnë, ndikon për të keq duke mos ua stimuluar atyre mendimin kritik, derisa e zbeh edhe gjykimin e tyre kritik ndaj po të njëjtave mediume.
E ligjëruesja në Fakultetin Filologjik, Lindita Tahiri, thotë se mediat duhet parë si burim kryesor për marrjen e informatës. Sipas saj, futja e Edukimit medial në arsimin fillor, mund të ndihmojë në rritjen e vetëdijesimit për përzgjedhjen burimeve të informacionit.
Mirëpo, ajo thekson se duhet pasur kujdes në trajtimin e kësaj tematike në shkolla.
Ndonëse një çështje e tillë ende nuk ka gjetur përgjigje nga Ministria e Arsimit, ligjëruesit e Fakultetit Filologjik bëjnë thirrje që kjo lëndë të futet në plan-programet shkollore.
-
Futja e lëndës së edukimit medial në shkolla do të mbronte fëmijët nga shpifjet
-
Njohës të mediave kërkojnë që edukimi medial të bëhet lëndë obliguese në shkolla
-
Instituti EduMedia e sheh të domosdoshme përfshirjen e Edukimit Medial në plan-programin shkollor
- S’duhet të mbrohemi nga mediet, të mësojmë t’i përdorim ato
-
Nagavci: Kosova duhet të avancojë në kontekstin e edukimit medial