Thaçi: Investitorët japonezë të interesuar për investime në Kosovë

Thaçi me Miqtë e Kosovës viziton shkollën më të vjetër private në Japoni

10 September 2019 12:36
14:06

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vijon vizitën e tij zyrtare në Japoni ku ka pasur rastin të takojë edhe nxënësit e shkollës më të vjetër private në vendin aziatik.

“Bashkë me anëtarët e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore”, njoftoi Thaçi.

Gjithashtu, kreu i vendit ka vizituar kështjellën e Osakas e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583-1585.

“Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, përfundoi Thaçi.

12:36

Thaçi: Investitorët japonezë të interesuar për investime në Kosovë

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës shtetërore në Japoni fillimisht ka zhvilluar një takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të parlamentit japonez.

Pas këtij takimi të përbashkët, presidenti Thaçi theksoi se tani është koha që të krijohen disa shembuj konkret të investimeve japoneze në Kosovë. Ai ka thënë se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është më konkurrenti në rajon.

Ai po ashtu tha se shumë shpejt do të emërojë një konsull nderi në Osaka, i cili do të jetë një urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve dhe bizneseve të Kosovës

“Është një vizitë shtetërore, një vizitë e një rëndësie të veçante, andaj edhe takimin sot që kam zhvilluar me deputet, por edhe me Odën Ekonomike këtu në Osaka, gjithashtu edhe me përfaqësues të sektorit privat, ishte një mundësi e mirë e diskutimit për mundësitë e ardhjes së investitorëve japonez në Republikën e Kosovës. Japonia është një prej shteteve të para që e ka njohur Kosovën, e ka mbështetur gjithashtu për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Unë kam menduar që ta emëroj edhe një konsull nderi këtu në Osaka, që të jetë edhe më i vendosur, por në të njëjtën kohë për përcjell të gjitha zhvillimet këtu në relacion me Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Sipas presidentit, Kosova si shtet i ri ka potenciale të mëdha për investime, sipas të cilit, Kosova lehtë mund të shndërrohet në një qendër të bizneseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun evropian.

“Unë shpresoj se Kosova si shtet i ri dhe i mundësive të mëdha do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm për mundësitë e jashtëzakonshme që ka Osaka, Japonia, investitorët e tyre për të investuar në veçanti në sektorin e minierave, në atë të bujqësisë, në energjetikë, në turizëm dimëror, por edhe në shumë sfera të tjera të jetës institucionale, por dhe të ekonomisë në Kosovë në teknologji informative, por edhe për mundësinë e ardhjes së të rinjve kosovar për të studiuar në universitetet prestigjioze këtu në Osaka”, deklaroi ai.

Në këtë takim u konfirmua pjesëmarrja e Kosovës në panairin më të madh në botë “Osaka Expo 2025”, ku Kosova ka siguruar një pavion për promovimin e mundësive investive dhe produkteve të bizneseve.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme