Arbëri

​IKD thotë se gjykatësit e prokurorët dështuan ta mbrojnë buxhetin nga veteranët e rrejshëm

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.