Në zgjedhjet në Medvegjë, shqiptarëve u duhen së paku 8 asamblistë për të fituar

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 07 September 2019 20:00

Selman Rexhepi, bashkë me familjen e tij, që nga paslufta, është shpërngulur nga Medvegja në Kosovë.

Megjithatë, thotë se do të udhëtojë për në vendlindje për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, raporton KTV.

Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë.

Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak.

Njohës të zhvillimeve në Luginë, thonë se presin që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë, t’u përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve.

Nesër në Medvegjë pritet të votojnë rreth 5 mijë persona të cilët zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme