Arbëri

“Kosova e Re dështon nëse në pushtet vijnë kundërshtarët e këtij projekti”

“Kosova e Re dështon nëse në pushtet vijnë kundërshtarët e këtij projekti”

Termocentrali “Kosova e Re”, mund të dështojë të ndërtohet në rast se vijnë në pushtet kundërshtarët e këtij projekti, ka thënë ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Ai tha se me tërheqjen e qeverisë nga kontrata, buxheti i vendit do t’i humb afro 20 milionë euro. Në anën tjetër shoqëria civile po e konsideron këtë projekt si të dëmshëm për vendin.