Arbëri

Xhaferi: Deklaratat ndezëse të politikanëve serbë përkeqësojnë marrëdhëniet Shkup-Beograd

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se ai dhe Kuvendi i Maqedonisë janë të hapur për bashkëpunim me institucionet e Serbisë dhe vlerësoi se deklaratat ndezëse të politikanëve “në çfarëdo rasti kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

“Ato kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve së pari individuale ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, dhe kjo normalisht përmes rrugës së propagandës ndikon edhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve, përkatësisht qytetarëve të shteteve në rajon. Secili duhet të jetë përgjegjës në kontekstin e deklaratave që jep për kolegët e vet”, ka thënë Xhaferi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.