Arbëri

Shoqëria civile kërkon nga partitë politike në garë për zgjedhjet e 6 tetorit të paraqesin qëndrimet për projektin “Kosova e Re”

Grupi i organizatave të shoqërisë civile i ka bërë thirrje partive politike/koalicioneve në garë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për projektin TC ‘Kosova e Re’.

Balkan Green Foundation, Insituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore nëpërmjet një komunikate për media thonë se projekti ‘Kosova e Re’ do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, transmeton KTV.

“Në qoftëse jetësohet ky projekt, me termet e nënshkruara nga Qeveria në ikje, Kosova përveç që do të sigurojë kompanisë thëngjillin dhe ujin, do t'ia sigurojë një çmim 10 euro për hektar tokë”, thuhet në komunikatë.

Subvencionimi I këtij termocentrali prej €3.7 miliardë për 20 vite nga buxheti i Kosovës sipas këtyre organizatave do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, arsim e shëndetësi.