Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur pas ofertës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sot gjatë ditës, në një letër drejtuar të parit të LDK-së, Isa Mustafa, Kurti ka propozuar që të dyja partitë të garojnë me një listë të përbashkët.
Propozimi i tij ka qenë që të dyja partitë të shkojnë bashkë në zgjedhje, të garojnë pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër duke propozuar që posti i kryeministrit t’i takojë atij që fiton më së shumti vota.
“Sot, duke pasur parasysh shansin unik për të hapur një kapitull të ri për shtetin tonë, ne propozojmë një alternativë të re për koalicion tonë. Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota”
Kurti ka thënë se me këtë rast ata shprehim gatishmëri për një koncesion të madh, ku sipas tij, në listën zgjedhore nr.1 të jetë Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati i VV-së të cilin e vendos Këshilli i Përgjithshëm i partisë, për të cilin thotë se ende nuk e kanë mbajtur.
Lexo edhe: Kurti letër Mustafës: Të garojmë me listë të përbashkët, kush votohet më shumë bëhet kryeministër