Arbëri

Mali i Zi dëboi 5 shtetas të Kosovës që i kënduan UÇK-së

 

Podgoricë, 30 gusht - Pesë turistëve nga Kosova, të cilët, siç raporton FoNet i Beogradit, kënduan këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë injoruar policët malazezë, autoritetet malazeze ua kanë ndaluar qëndrimin në Mal të Zi për gjashtë muaj, ndërsa i kanë gjobitur me nga 360 euro gjobë, transmeton Koha.net.

Duke cituar "Zërin e Amerikës" në gjuhën serbe, FoNet raporton se ndaj të rinjve na Kosova është ngritur kallëzim për kundërvajtje për shkak të shkeljes së Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike, meqë natën midis të mërkurës e të enjtes në Peristan të Ulqinit "kanë bërë sjellje të padinjitetshme, duke këndruar me zë këngë për UÇK-në, të shoqëruara me brohoritjet 'Ua, polici me rastin e ndërhyrjes policore".