Arbëri

Lajçak ia kujton Serbisë se rruga nga po shkon nuk e çon në BE, ndërsa Kosovës - heqjen e taksës

Descriptive Text

Helsinki, 30 gusht - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, gjatë arritjes në mbledhjen e shefave të diplomative të vendeve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, në Helsinki, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes së paralajmëruar tregtare të Serbisë me "grupacionin prorus" është e "pakuptimtë", ndërsa ka shtuar se "nuk mund të shkohet në shumë drejtime në të njëjtën kohë", transmeton Koha.net raportimin e b92 të beogradit.

Serbia do të duhej të nënshkruante marrëveshje trgetare më 25 tetor me Unionin Euroaziatik Ekonomik, ndërsa Marrëveshja për tregti të lirë në mes të Serbisë e Rusisë ekziston që nga viti 2000. Vërejtja për shkak të kësaj marrëveshjeje ka arritur të enjten nga Komisioni Europian, i cili ia ka bërë të qartë se duhet të heqë dorë nga ai Union.

Duke folur për Kosovën, Lajçak i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe ka rikujtuar si problem realitetin se pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

I pyetur se a sheh mundësi për ndryshimin e kësaj situate, duke qenë se Sllovakia është njëri nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai përmendi se çfarë dëshiron të shohë atje: "Ndryshimin e parë që dua ta shoh është zhvillimin pozitiv i ngjarjeve në Kosovë, duke filluar nga heqja e takasve", është shprehur Lajçak.