Arbëri

ARKEP pret një ekspertizë ndërkombëtare në lidhje me rastin Telekom-Z Mobile

ARKEP pret një ekspertizë ndërkombëtare në lidhje me rastin Telekom-Z Mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është duke vazhduar ta trajtojë me prioritet të lartë procesin e përmbylljes së raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telekomunikimeve -Telekomi i Kosovës dhe operatorit virtual të rrjetit Z Mobile, me fokus të veçantë për sigurimin e shërbimeve për përdoruesit fundorë (konsumatorët), përkundër faktit se marrëveshja e Telekom (ish-PTK) me Dardafon (Z Mobile) ka qenë i natyrës komerciale apo private, siç njihet nga shumica e rregullatorëve evropian.

ARKEP, që nga njoftimi zyrtar nga Telekomi i Kosovës për ndërprerjen e këtij bashkëpunimi, ka marrë disa veprime rregullative me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, ndër të tjera, edhe duke kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të mund ta dëmtonin konusmatorin. Në funksion të kësaj, për shkak të rëndësisë që ka kjo çështje, është trajtuar në pesë mbledhje të Bordit të ARKEP, nga data 26 korrik 2019.