Arbëri

Arrihet edhe një koalicion, PD-ja i bashkohet AKR-së

Partia e Drejtësisë përmes një njoftimi për media bën me dije se ka arritur marrëveshje me Aleancën për Kosovën e Re, e cila edhe vetë është në koalicion me Nismën Socialdemokrate.

“Pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, sonte u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR që në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit”, thuhet në njoftimin për media të PD-së.

Sipas PD-së, “ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe NISMA dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit”.