Arbëri

LDK-ja ende nuk ka vendosur për koalicion me VV-në

Foto: Alban Bujari / Koha

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kreu i kësaj partie Isa Mustafa - në konferencë të përbashkët për media me Vjosa Osmanin, e nominuar nga kjo parti për kandidate për kryeministre dhe Lutfi Hazirin mbi të cilin është vënë barra e organizimit të fushatës zgjedhore - ka thënë se për këtë gjë nuk është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

“Kjo mbetet të shihet, është ekipi që vazhdon tutje që e vlerëson, e do të ju njoftojë”, ka thënë Mustafa.