Arbëri

Kalamajtë në harresë

Kalamajtë në harresë

Vetëm 8.335 fëmijë në Kosovë janë pjesë e arsimit parashkollor ku përfshihen moshat (0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç), sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të publikuar në raportin e shënimeve statistikore 2018/2019. Shifër më e lartë është në nivelin parafillor, 23.749 fëmijë, ku hyjnë mosha 5 deri në 6 vjeç.

Me Udhëzimin Administrativ “për përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore në Kosovë”, përfshirja e fëmijëve në institucione parashkollore ndahet në dy grupe, në çerdhe dhe në kopshte. Në çerdhe përfshihen fëmijët nga mosha (9 muaj deri në 3 vjeç), kurse në kopshte nga mosha (3 vjeç deri në 6 vjeç), shkruan Koha Ditore.