E diela me “Kohën Ditore” për mospërfshirjen e fëmijëve në sistemin parashkollor

Leonita Bajrami 24 August 2019 23:01

Vetëm 8,335 fëmijë janë pjesë e arsimit parashkollor në Kosovë. Në edicionin special të “Kohës Ditore”, këtë fundjavë mund të lexoni pse numri i fëmijëve të përfshirë në këtë sistem shkollimi është kaq i ulët.

Mungesa e institucioneve parashkollore, mungesa e strategjive zhvillimore nga ana e politikave arsimore si dhe përzierja e programeve, janë pikat kyçe të këtij problemi, për të cilat mund të lexoni në temën e javës, të titulluar “Kalamajtë në harresë”.

Pse kjo fazë e shkollimit është e nevojshme dhe çka duhet të bëhet tutje nga Ministria e Arsimit? Për këto jep përgjigje në intervistën e javës, njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni.

Këtë fundjavë, përmes reportazhit, njoftohuni me terrorin bullgar të viteve ‘40 në Komunën e Gjilanit. Banorët tregojnë për kujtimet e hidhura që kanë nga ajo kohë.

Në Kosovarçe mund të lexoni për jetesën në kasolle të familjes 6-anëtarësh të komunitetit egjiptian.

Pa ndihma nga shteti dhe duke refuzuar ta shtrijë dorën për lëmoshë, Enveri, kreu i familjes, me materialin që e kishte gjetur në mbeturina arriti ta ndërtojë kasollen me një madhësi prej 25 metra katrorësh.

Në kulturë mund të lexoni për sukseset e sopranos prishtinase nëpër botë.

E në rubrikën e sportit do të njoftoheni me sukseset e Majlinda Kelmendit në kampionatet botërore në xhudo.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në mbi 80 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme