Importi nga Serbia bie nën një për qind, rritet nga vendet e tjera Foto: Koha / ilustrim

Importi nga Serbia bie nën një për qind, rritet nga vendet e tjera

Norë Shabani 24 August 2019 07:18

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregti të jashtme për muajin korrik të këtij vitit tregojnë se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, në Kosovë deficiti tregtar është rritur për 5.3 për qind.

Të dhënat që janë bërë publike të premten tregojnë që eksporti mbulon importin me vetëm 12 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3 për qind në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 296.3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 281.4 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Këto statistika tregojnë edhe për ulje të importit nga Serbia nga 12.3 për qind sa ka qenë në tetor të vitit të kaluar, para vendosjes së taksës, në 0.7 për qind në korrik të këtij viti.

Sipas profesorit të ekonomisë, Naim Gashi, në uljen e importit nga Serbia ka ndikuar vendosja e taksës prej 100 për qind në mallrat që importohen nga Serbia. Megjithëkëtë, ai ka thënë se Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, për faktin që mallrat serbe nuk i ka zëvendësuar me prodhime vendore, por me importe nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të ASK-së, në korrikun e këtij viti, krahasuar me të kaluarin është rritur edhe eksporti edhe importi.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së në këtë korrik kanë arritur në 13 milionë euro, ose rreth 32.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 69.2 për qind. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme