Arbëri

Shpalosen aktivitetet e planifikuara për Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve

Shpalosen aktivitetet e planifikuara për Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur po i bënë organizimet për të shënuar 30 gushtin, Ditën Ndërkombëtare për të Pagjeturit.

Është formuar një Këshill Organizativ, bashkë me familjarët e personave të pagjetur, të cilët organizimet do t’i nisin me një marsh në kryeqytet që do të mbahet më 30 gusht, nën moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.