Ligji për Vetëqeverisje Lokale obligon kryetarët e komunave që brenda vitit të organizojnë së paku 2 takime publike me qytetarë, për të diskutuar problemet me të cilat ata përballen.
Por, sipas statistikave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, janë nëntë komuna që në periudhën janar – qershor të këtij viti, nuk kanë organizuar asnjë takim të tillë, raporto KTV.
Përveç Zveçanit, Leposaviqit, Deçanit, Novobërdës, Rahovecit, Zubin Potokut, Mamushës dhe Mitrovicës Veriore, në mesin e tyre gjendet edhe Fushë Kosova.
Zyrtarë të kësaj të fundit thonë se përveç diskutimit të buxhetit, nuk organizojnë takime të tilla publike, pasi qytetarët takojnë çdo ditë kryetarin e tyre.
Në anën tjetër, sipas MAPL-së, Prishtina është në mesin 16 komunave që në gjashtë muajt e parë nuk kanë mbajtur asnjë dëgjim publik për planifikimin e buxhetit.
Kryetari i saj, Shpend Ahmeti, ka thënë për KTV-në se më 1 shtator do ta dorëzojnë draftin e buxhetit në Kuvendin Komunal dhe se deri atëherë, do t’i përfundojnë dëgjimet e tjera.
“Dëgjimet publike janë të caktuara për javën tjetër, gjatë tërë javës. Më duket se lajmërimi ka dalë. Ne më 1 shtator do ta dorëzojmë draft-buxhetin në Kuvend Komunal dhe deri atëherë, sipas ligjit, i kemi të përfunduara dëgjimet. Çdo vit i organizojmë javën e fundit të gushtit”, ka thënë Ahmeti.
Edhe
Shterpësia e kryetarëve të veriut për gjysmë mandati qeverisjeje
Ahmeti nuk ka mundur të konfirmojë pjesëmarrjen në këto takime me qytetarë.
“Do të mundohem të marr pjesë në diskutimin e përgjithshëm”, ka shtuar ai.
Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili merret me monitorimin e punës së institucioneve lokale, kërkon nga komunat që të mos i injorojnë takimet me qytetarë.
Ky mision ndërkombëtar kërkon po ashtu, që takimet e mbajtura të jenë kualitative.
-
Ahmeti tregon mënyrën e funksionimit të buxhetit: Zgjedhjet vijnë e shkojnë, jeta duhet të vazhdojë
-
Kurti: Funksionalizimi i komunave në veri, obligim ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbime
-
Prishtina me seanca solemne, harron të rregulltat
-
Qeveria me 654 milionë euro për komunat, Kurti pret reflektim te qytetarët