Arbëri

Përkundër grevës, fluturimet në aeroportin Adem Jashari po realizohen me vonesa të vogla

Foto: Alban Bujari / KD

Punëtorët e aeroportit kanë vazhduar edhe sot me grevë, megjithatë mësohet se fluturimet po kryhen përkundër që ka vonesa të vogla.

Koha.net mëson se në këto momente nuk ka shumë tollovi në aeroportin Adem Jashari, dhe sportelet janë duke funksionuar, transmeton Koha.net.

Vonesa të vogla, deri në gjysmë ore, mësohet se mund të ketë në fluturimet në Stuttgart dhe Lubjanë.

{gallery}