Arbëri

MPMS-ja hap fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit, mbështeten mbi 70 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka hapur fazën e dytë të “Programit të Vetëpunësimit”, me ç’rast do të mbështeten mbi 70 punëkërkues.

Ministri, Skender Reçica përmes një postimi në Facebook bën të ditur se ky program bëhet në bashkëpunim me UNDP-në, transmeton Koha.net.

“Pas suksesit të fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit, nëpërmjet të cilit u kemi dhënë rastin 144 punëkërkuesve të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkuesve të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, bashkë me partnerin tonë UNDP sot shpallim të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit. Nëpërmjet tij, ne do të mbështesim rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës”, ka shkruar Reçica.

Programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 Shtator 2019.

Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit vizitoni faqen e MPMS-së https://mpms.rks-gov.net/ apo të APRK-së https://aprk.rks-gov.net/ si dhe drejtohuni në Zyrat Komunale të Punësimit në të gjitha komunat e Republikës se Kosovës.