Haradinaj pas takimit me Limajn: Ka disponim për koalicion por ende s’kemi marrëveshje

Haradinaj pas takimit me Limajn: Ka disponim për koalicion por ende s’kemi marrëveshje

20 August 2019 14:17

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pas mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai.

Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme