Ambasadori i Serbisë në Moskë e komenton në favor të Beogradit takimin Pompeo-Vuçiq

Ambasadori i Serbisë në Moskë e komenton në favor të Beogradit takimin Pompeo-Vuçiq

20 August 2019 09:34

Ambasadori aktual i Serbisë në Moskë, një ish-propagandues banal i politikave nacional-shoviniste të Millosheviqit gjatë dekadave, Mirosllav Llazanski, takimin e sotshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, e ka komentuar si shumë të rëndësishëm dhe se fakti se Amerika organizon këso takimesh dëshmon se ajo insiston për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Me faktin se Amerika insiston për takime të tilla vetëm tregon se pavarësisht se ambasadorët e Amerikës në Beograd e Prishtinë deklerativisht thonë se procesi i pavarësisë së Kosovës është punë e kryer, kjo tregon se megjithatë nuk ka përfunduar”, citojnë mediat e Beogradit deklaratën e Llazanskit dhënë RTS-së, përcjell Koha.net.

“Me vetë faktin se Amerika insiston që dialogu Beograd-Prishtinë të vazhdojë dhe fakti se Amerika organizon takime të tilla, kjo tregon se ka hapësirë për një lloj zgjidhjeje që do të ishte e pranueshme edhe për Beogradin”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme