Arbëri

PSD-ja tejkalon “haraçin”, hyn në koalicion me AAK-në

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore
 

Dardan Molliqaj e ka pritur para zyrës së partisë për ta uruar Ramush Haradinajn, i cili hyri në koalicion parazgjedhor me PSD-në. Molliqaj ia ka shtrënguar dorën dhe do të bëjë fushatë që të zgjidhet kryeministër, ai të cilin e pati quajtur njeri të “haraçit dhe të fajdeve”.

“...Është subjekti politik (AAK v.j.), i cili të paktën në komunat që qeveris në Dukagjin i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë, të cilat u jepen qytetarëve edhe e rrezikojnë jetën e tyre në Dukagjin, dhe është subjekti i cili që nga kryetari e teposhtë kanë me miliona pasuri, që asnjëherë nuk kanë pasur guximin dhe mundësinë për ta deklaruar se cila është prejardhja e kësaj pasurie”, pati thënë Molliqaj për AAK-në, në kohën kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.