Arbëri

OSHP-ja gjen kritere favorizuese e diskriminuese në dy tenderë të Komunës së Mitrovicës

 

Kritere favorizuese, por edhe diskriminuese e kufizuese, ka gjetur Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në dy tenderë të shpallur nga Komuna e Mitrovicës, e që është planifikuar të peshojnë diku 8 milionë euro. Për pasojë, Komuna që drejtohet nga Agim Bahtiri është obliguar t’i shpallë për të tretën herë tenderët.

Vendimin e saj “gjykata e tenderëve” e ka marrë vetëm pak kohë pasi “Koha Ditore” ka raportuar për rrjedhën e turbullt që kanë marrë këto dy procese prokurimi, nëpërmjet të cilave është treguar mësymja për ta dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth dy milionë euro.