Arbëri

Nga e hëna për pesë ditë, rikthehet i nxehti afrikan

Nga e hëna për pesë ditë, rikthehet i nxehti afrikan

Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi Kosovë, gjatë javës së ardhshme.

Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënojë vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera njëshifrore nga 9-13 gradë Celsius. Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.