Arbëri

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe?

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe?

Çallaveshan, mushtëkohem, vjerdh dhe kjomë, janë vetëm disa prej fjalëve të gjuhës shqipe që janë kthyer nga harresa përmes një llogarie në Instagram.

I emërtuar “fjaluer”, sikurse pretendohet se janë quajtur fjalorët kohë më parë, ky profil me shumë ngjyra dhe rreth 60 postime të shprehjeve të ndryshme, ka mbledhur afër vetes mbi 5,600 ndjekës nga maji i këtij viti.