Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë

Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë

15 August 2019 16:03

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O'Connell, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Shala shpreson që Kosova të rrisë shkëmbimin tregtar me Britaninë e Madhe.

“Mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe për ambasadorin O’Conell për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për Kosovën në forcimin e institucioneve tona. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe shpresoj që shpejt këto marrëdhënie do të thellohen edhe në aspektin ekonomik, duke i rritur shkëmbimet tregtare”, tha Shala, transmeton Koha.net.

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.

Ambasadori theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë speciale dhe njëkohësisht vlerësoi se duhet të thellohet edhe bashkëpunimi ekonomik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme