Arbëri

Bllokohet Morina, fluks i paparë në të dy anët e doganës

Bllokohet Morina, fluks i paparë në të dy anët e doganës

Pika e përbashkët kufitare në Morinë është përballur me një fluks të lartë mjetesh në dy anët e saj. Qindra automjete kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë, por edhe anasjelltas në drejtim të Kosovës.

Policitë e të dyja vendeve herë pas here u është dashur të lejojnë kalimet e lira të mjeteve për të shmangur radhët e gjata. Gjashtë sportele të Kosovës dhe tetë sportele të Shqipërisë nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment.