Tomor Morina është liruar nga paraburgimi

Morina hyn në Kosovë

Fatlum Jashari 14 August 2019 17:51
19:11

Rreth orës 19:00, ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, ka hyrë në Kosovë, pasi sot u vendos për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut ku u mbajt që tre javë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.

Vetë Morina s’ka dashur të flasë për gazetarët në pikën kufitare në Han të Elezit, ndërsa familjarë të tij kanë konfirmuar për KTV-në se gjendja shëndetësore e ish-ushtarit të UÇK-së është e mirë dhe se ndaj tij në Maqedoni ka pasur trajtim korrekt.

“Arrestimin e tij, jo vetëm ne familjaret, por i gjithë opinioni e ka vlerësuar të padrejtë dhe të pabazuar. Ne jemi të lumtur që shteti maqedonas i është përmbajtur të drejtës demokratike dhe nuk ka rënë në kurthin e Serbisë. Kemi pasur frike, por tani jemi të liruar që nuk ka ndodhur ekstradimi”, ka thënë Gurakuq Dobruna, familjar i Morinës.

17:51

Tomor Morina është liruar nga paraburgimi

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar në Maqedoninë Veriore, është liruar nga paraburgimi.

Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Naser Raufi.

“Morina do të vijë në Kosovë me përcjellje nga Ambasada e Kosovës në Shkup”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme